Në sa komuna ka fituar LDK-ja sipas rezultateve preliminare

Aktuale

Në sa komuna ka fituar LDK-ja sipas rezultateve preliminare

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 20:42
Ilustrim

Qytetarët e Kosovës sot kanë votuar në zgjedhje lokale.

Sipas EXIT POLL-it të realizuar nga RTV Dukagjini dhe kompania UBO-Consulting del që Lidhja Demokratike e Kosovë ka fituar në disa komuna.

Sipas këtij EXIT POLL-i LDK ka fituar në komunën e Pejës me kandidatin Gazmend Muhaxheri me 59.8%.

Në komunën e Prishtinës, Perparim Rama i LDK-së ka shkuar në balotazh me Arben Vitin e VV-së. Sipas këtij sondazhi Rama ka marrë 27.8 për qind ndërsa Vitia ka marrë 43.2 për qind.

Në Gjilan LDK-ja ka shkuar në balotazh me VV-në, Lutfi Haziri nga LDK ka marrë 46.4%, ndërsa Alban Hyseni nga LVV ka marrë 40.7%.

LDK-ja ka shkuar në balotazh edhe në komunën Vushtrrisë, sipas këtij sondazhi Xhafer Tahiri LDK-së ka marrë 38.4%, ndërsa Ferit Idrizi i PDK-së 35.1%.

Po ashtu edhe në komunë e Podujevës ka balotazh mes LDK-së dhe VV-së. Shpejtim Bulliqi i LVV-së 46.1%, ndërsa Ekrem Hyseni i LDK-së 40.4%  

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat