Kandidati i VV-së në Shtime: Jemi shumë afër për të fituar përfundimisht

Aktuale

Kandidati i VV-së në Shtime: Jemi shumë afër për të fituar përfundimisht

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 06:00
Qemajl Aliu

Kandidati i Vetëvendosjes për Shtimen Qemajl Aliu, që do të shkojë në balotazh me Naim Ismajlin e PDK-së, është shprehur optimist së në fund do të dalë fitues duke thënë se, siç e quan ai, këtij regjimi i ka ardhur fundi.

“Këtu ka qeverisur për 22 vjet një parti dhe një kandidat në 95 % të kohës. Ka keqqeverisur dhe duke qenë edhe komunë e vogël ‘regjimi’ ka krijuar edhe lidhjet e tij klienteliste dhe ka pasë metoda primitive si shantazhi, blerja e votës dhe të tjera. Kjo fitore nuk është pak dhe jemi shumë afër për të fituar përfundimisht. Shpresojmë dhe besojmë që në balotazh do të jemi të parët, sepse këtij regjimi po i vjen fundi dhe qytetarët e Shtimes kanë vendosur përfundimisht ta shkëpusin kontratën me këtë regjim”.

Ai tha se pret që mund të ketë një bashkëpunim paszgjedhor me LDK-në në mënyrë që ta mundin PDK-në.

“Ne do të ulemi dhe të bisedojmë me LDK-në dhe besoj që do të gjejmë mundësinë se si ta përmbysim këtë qeverisje 22 vjeçare. Akoma nuk kemi folur e as nuk jemi takuar, por jam i bindur që elektorati i LDK-së duke qenë për 22 vjet opozitar në komunën e Shtimes dhe nën një regjim të tillë ia din vlerën ndryshimit dhe shpëtimit nga ky regjim. Besoj që elektorati i LDK-së, i Vetëvendosjes dhe shumë qytetarë të tjerë që e ndjejnë se duhet ta braktisim këtë mentalitet keqeverisës do të na bashkohen dhe pa dyshim që do të fitojmë. Rezultati i 14 shkurtit dhe ai i sotëm tregojnë që Shtimja përfundimisht është shkëputur nga ky mentalitet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat