“Sorry Gimo”, Kelmendi tregon rezultatin e sondazhit në Mitrovicë pesë ditë më parë

Aktuale

“Sorry Gimo”, Kelmendi tregon rezultatin e sondazhit në Mitrovicë pesë ditë më parë

Nga: G.B Më: 18 tetor 2021 Në ora: 10:14
Adriatik Kelmendi

Gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar pas rezultatit në Mitrovicë, ku kandidati i PDK-së, Bedri Hamza ka dalë i pari me vota.

Kelmendi ka publikuar një sondazh që kishte bërë 5 ditë më parë në rrjetin social në Twitter, kur votuesit e kishin zgjedhur fitues Hamzën, përcjell Bota sot.

Ai kishte marrë 53 për qind të votave.

“Edhe populli i Twitterit e paska ditë rezultatin para 5 ditësh. Sorry Gimo!” ka shkruar Kelmendi në Facebook./BS/

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat