“Kokë e një organizate që ka kryer krime”, Donika Gërvalla sqaron deklaratën për Kadri Veselin

Aktuale

“Kokë e një organizate që ka kryer krime”, Donika Gërvalla sqaron deklaratën për Kadri Veselin

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 23:34
Donika Gërvalla

Mbrëmjen e sotme gjatë intervistës në emisionin “LOG” zv/kryeministrja dhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla u pyet në lidhje me deklaratat disa kohë më parë ku akuzonte Kadri Veselin si kriminel, i cili sot ndodhet në Hagë. Por a u qëndron atyre deklaratave?

“Unë kam thënë Kadri Veseli ka qenë në krye të një organizate që në Kosovë që është akuzuar madje për vrasje pas luftës të kundërshtarëve politikë, por nuk e përcaktoj unë, por organet gjyqësore dhe në pozicionin e ministres së Jashtme do të kërkoja mirëkuptimin tuaj, aq më tepër që ka një proces të hapur për Veselin dhe të tjerët. Nuk dua të citohem diku tjetër si ministre e Punëve të Jashtme për deklarata që më parë i kam bërë si aktiviste” tha ajo.

Por a do të ishte e gatshme që të dëshmonte për akuzat që ka bërë nëse do të thirrej nga Gjykata Speciale?

“Nuk e kam ndërmend të jap deklarata në Gjykatën Speciale. Jam pjesë e qeverisjes së Kosovës dhe nuk përzihem në punën e drejtësisë. As nuk më është kërkuar dhe as nuk kam ndërmend që ta bëj në të ardhmen” tha ajo.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat