Bekim Haxhiu: Në Skënderaj fitoi lakmia më shumë se lavdia!

Aktuale

Bekim Haxhiu: Në Skënderaj fitoi lakmia më shumë se lavdia!

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 10:06
Bekim Jashari, Rifat Jashari dhe Bekim Haxhiu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se fitorja e PDK-së në Skënderaj është rezultat me të cilin nuk mund të mburret Drenica.

Haxhiu edhe pse nuk i përket kësaj partie, e ka përkrahur hapur e ka përkrahur hapur Bekim Jasharin duke thënë që është “kryetari më i respektuar e emblematik i Skënderajt”.

“Të pikëlluar e me kokën ulur duhet të jenë ata që ia humbën Skënderajt mundësinë e artë me Bekim Jasharin në realizimin e projekteve për zhvillim dhe ndërtim të Drenicës”, u shpreh ai.

“Jasharajt e ndërruan historinë.Ata janë vet historia moderne. Ata na e mundësuan edhe 17 tetorin 2021. Pa Jasharajt nuk do të kishte as UÇK, as Liri, as Pavarësi as demokraci as parti. Bekim, sa herë të takoj ty, bacin Rifat, Besartën, e vij në vizitë te varret e 56 antarëve të familjes tuaj Jashari, e di që nuk do të me vrasë ndergjegjja. Ju nuk jeni kalimtarë, Ju jeni themeli i pavarësisë e nderi i shqiptarisë. Në Skënderaj fitoi lakmia më shumë se lavdia! Me këtë rezultat nuk mund të mburret Drenica”.

“Faleminderit vendlindja ime që e vendose Bekim Hamëz Jasharin fitues. Nuk e braktise Idealin e UÇK-së së Adem Jasharit! Vendlindja ime Tërrnavci do të mbahet në mend se ishte me Jasharajt, si çdoherë në kauzën e drejtë të historisë. Pafundësisht krenar që i qëndrova besnik Idealit të Adem e Hamzë Jasharit, në luftë, dhe tani kur biri i tyre deshi ta jetësojë Idealin në zhvillim e pëparim të shtetit, për të cilin dhanë gjithçka.

Me idealin e tyre do të rrugëtojë sa të kem frymë! Fitore të merituar për Bedri Hamzën, Agim Aliun e Mehmet Ballazhin, urime për fitore të vlerave dhe programeve! Suksese për kandidatët tjerë që janë në balotazh”, tha Haxhiu.

Ndryshe në Skenderaj të dielën, kandidati i PDK-së Fadil Nura mori rreth 58 për qind të votave, pas numërimit të mbi 98 për qind të tyre. Bekim Jashari mori 40 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat