Dorehiqet drejtori i minierës së Trepçës, Nexhat Dedia

Aktuale

Dorehiqet drejtori i minierës së Trepçës, Nexhat Dedia

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 11:46
Nexhat Dedia

Pas largimit të u.d. të kryeshefit në ndërmarrjen Trepça, Rafet Ibishi, sot është larguar edhe Nexhat Dedia.

Dedia deri tani ka qenë duke udhëhequr me minierën e Trepçës.

Kjo dyshe Ibishi dhe Dedia sipas minatorëve ka arritur ta stabilizojë gjendjen financiare dhe ta rrit prodhimin në ndërmarrje, me ç’rast është rritur edhe inkasikmi.

Stabiliteti financiar ka bërë që minatorët të mos protestojnë më për paga.
Ndryshe bordi i Trepçës ditë më parë ka shkarkuar ushtruesin e detyrës së kryeshefit, Rafet Ibishi, dhe duke e vendosur Enis Abdurrahmanin.

Kjo situatë e krijuar ka bërë që të shkaktohen protesta nga minatorët, të cilët disa prej tyre dje kishin sulmuar edhe kryeshefin e ri dhe drejtorin e administratës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat