​Haradinaj viziton komunat ku kjo parti doli e para

Aktuale

​Haradinaj viziton komunat ku kjo parti doli e para

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 18:10
Foto nga takimi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka nisur vizitat nëpër komuna ku kjo parti ka fituar dhe në ato që ka dalë e para në raundin e parë në zgjedhjet komunale të 17 tetorit.

Në vizitën e tij në Suharekë, Haradinaj e uroi Bali Muharremajn për suksesin që arriti, duke fituar në raundin e parë pa balotazh.

“E urova nga zemra Suharekën dhe kryetarin Bali Muharremaj, për fitoren madhështore. Për rezultatin më të mirë të shënuar ndonjëherë.

Na keni bërë krenarë të gjithëve”, u shpreh Haradinaj.

Ndërkaq, në Rahovec Haradinaj u prit nga strukturat e kësaj partie në krye me kryetarin aktual të Rahovecit Smajl Latifi, i cili doli i pari në raundin e parë, para kandidatit të VV-së.

Haradinaj theksoi se Smajl Latifi do të shënojë fitore plebishitare edhe në balotazh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat