Familja Imeri për vrasjen e Kastratit e Dajakut: Komunikata 59 e vitit 1998 e hartuar nga “Gjarpni i Brojes” u realizua tri vite më vonë, ky njeri kishte bërë pagesën

Aktuale

Familja Imeri për vrasjen e Kastratit e Dajakut: Komunikata 59 e vitit 1998 e hartuar nga “Gjarpni i Brojes” u realizua tri vite më vonë, ky njeri kishte bërë pagesën

Nga: M.L. Më: 19 tetor 2021 Në ora: 20:37
Bekim Kastrati, Besim Dajaku

Familja e veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Imeri, përmes një postimi në Facebook ka shkruan lidhur me 20 vjetorit të vrasjes së gazetarit të gazetës “Bota sot”, Bekim Kastrati dhe Truprojës së Presidentit Ibrahim Rugova, Besim Dajaku.

Familja Imeri, e ndërlidh vrasjen e Bekim Kastratit e Besim Dajakut me komunikatën nr. 59 e cila ishte shkruar në vitin 1998.

“Komunikata 59 e vitit 1998 e hartuar dhe e lëshuar nga Gjarpni i Brojes u realizua tri vite më vone nga horra që pagesën ua kishte bërë Gani Thaçi. Kështu kishte deklaruar njëri nga pjesëmarrësit e kësaj ngjarjeje tragjike në një rrëfim 'sekret' për mbrëmjen 19 tetorit te vitit 2001, shkruan familja Imeri.

Ata thonë se misioni për të eliminuar kundërshtarët politik është deshifruar,dhe se atë po e shpalos prokurori amerikan Jack Smith çdo ditë.

Rezultatet nuk do të mungojnë që të vihet drejtësia në vend. Tashmë nuk kemi dilema se kush ishin nxitësit , urdhërdhënësit e vrasjeve politike në Kosovë.. Presim që drejtësia ta thotë fjalën e vet për të gjithë vrasjet politike gjatë dhe pas luftës”, thuhet në reagim.

Familja Imeri potencon se në atë pusi të natës së 19 tetorit 2001, vriten Besim Dajaku luftëtar i Lirisë dhe truproje e Presidentit Rugova, Bekim Kastrati po ashtu luftëtar i Lirisë dhe gazetar i Bota Sot, ndërsa plagoset rëndë Gani Geci, luftëtar i Lirisë dhe mbështetës i Kushtetues se Kaçanikut, kurse shpëton Shani Geci ish luftëtar i UÇK-së.

“Tash e 20 vite nuk u gjykua askush në Kosovë për këto vrasje, sepse pushtetin e kishte në duar hartuesi i komunikatave dhe vrasjeve politike, falë Amerikës tashme ai gjendet në Hage dhe presim rezultate nga drejtësia . Lavdi luftëtarëve të Lirisë! Gjaku nuk hup Kurrë”, përfundon postimi.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat