Çitaku: Ka një rikthim të besimit të elektorati të PDK-së

Aktuale

Çitaku: Ka një rikthim të besimit të elektorati të PDK-së

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 21:25
Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, vlerëson se partia e ka kuptuar ndryshimin që kanë kërkuar qytetarët që nga zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit.

“Nuk e kam të lehtë të flas për vitet e kaluara pasi vetë skam qenë pjesë e politikës dhe nuk mund të jap leksione se çfarë duhet të bëhet më mirë. Ka pas një lloj mllefi kundër partive politike – ne e kemi lexuar drejtë se qytetarët kanë kërkuar ndryshim. Jemi adaptuar por nuk jemi shuar”.

“Është normale që kërkesat e qytetarëve në vitin 2021 nuk janë të njëjta me ato të vitit 2008. Nuk e di a janë këto shkak-pasojë zgjedhjet e 14 shkurtit dhe 17 tetorit por procesi i reformimit të brendshëm është i imponuar pak në mënyrë të padëshirueshme pasi kreu ynë gjendet në Hagë”, u shpreh Çitaku.

Çitaku theksoi se reformimi i partisë ka filluar shumë më herët dhe se nuk ka dyshim se në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale do të dalin shumë më mirë pasi sipas saj elektoratit i është rikthyer besimi dhe shpresa në PDK-në.

“Procesi i reformimit ka filluar shumë më herët, por ndonjëherë mjafton të mbjellësh farën e derisa të rritet fryti donë kohë. Reforma nuk është thjeshtë ndryshim në udhëheqje është shumë më shumë. Ka qenë një ditë shumë e mirë për Kosovën kanë qenë zgjedhje shumë të mira dhe Kosova mund t’i japë leksion rajonit për organizim të zgjedhjeve të lira dhe pranimin e rezultateve”.

“Është e vërtetë që PDK-ja ka shënuar një rikthim dhe muajin e fundit kam qenë në terren dhe sot me kryetarin Krasniqi i vizituam shumë komuna dhe ka një rikthim të besimit të elektorati të PDK-së dhe raundi i dytë do të jetë shumë më i lehtë për ne sesa i pari. Është kthyer vetëbesimi dhe shpresa dhe kam parë një ringjalle të mbështetësve dhe simpatizantëve për raundit e dytë shumë më shumë sesa në të parin”, deklaroi Çitaku.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat