Ambasadori Rohde: Gjermania mbetet partner i palëkundur në rrugën e Kosovës drejt BE-së

Aktuale

Ambasadori Rohde: Gjermania mbetet partner i palëkundur në rrugën e Kosovës drejt BE-së

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 10:44
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se e mbështesin Kosovën në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

“Gjermania vazhdon të jetë një partner i palëkundur në rrugën e Kosovës drejt integrimit në BE”, ka shkruar ai në Twitter.

Ai e rishëprndau postimin e shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë Tomas Szunyog në të cilin njoftoi se ia ka dorëzuar Raportin e Progresit të KE-së presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti.

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë tha se ky raport vlerëson progresin e bërë në disa fusha, derisa thotë se mbetet akoma shumë punë dhe se reformat duhet të zbatohen në mënyrë shumë efektive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat