“Zjarr paralajmërues”, Shasha reagon pas deklaratës SHBA-BE: Ky është hapi i radhës

Aktuale

“Zjarr paralajmërues”, Shasha reagon pas deklaratës SHBA-BE: Ky është hapi i radhës

Nga: G.B Më: 20 tetor 2021 Në ora: 14:34
Demush Shasha

Demush Shasha nga Instituti EPIK ka reaguar pas deklaratës së përbashkët të SHBA-ve dhe BE-së për Kosovën.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se kjo deklaratë duhet lexuar "zjarr paralajmërues" diplomatik për forcat anti-perëndimore në rajon, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se pasi SHBA ka vendosur disa nga diplomatët më të mirë në rajon, ky është hap drejt zmbrapsjes së ndikimit rus dhe serb në rajon.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Këtë deklaratë duhet lexuar si "zjarr paralajmërues" diplomatik për forcat anti-perëndimore në rajon.

Pasi që SHBA ka vendosur disa nga diplomatë më të mirë në rajon, ky është hapi i radhës drejt zmbrapsjes së ndikimit rus dhe serb në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat