Kandidati i cili mblodhi votat për asamblistë për herë të shtatë

Aktuale

Kandidati i cili mblodhi votat për asamblistë për herë të shtatë

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 16:23
Bujar Nevzati

Gjilanasi që mblodhi votat për asamblistë për herë të shtatë

Të dielën që lamë pas qytetarët e Kosovës iu drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit e komunave të tyre.

Nga këto zgjedhje shumë prej komunave do të shkojnë në balotazh, e disa prej tyre tashmë kanë zgjedhur kryetarët.

Por ajo që është interesante në Komunën e Gjilanit është se njëri nga kandidatët për Asamble Komunale ka arritur që të fitojë ulëse në këtë Kuvend Komunal për të shtatë herë me radhë,

Bujar Nevzati kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës mblodhi votat e nevojshme për të qenë sërish asamblistë në Komunën e Gjilanit.

Madje për zgjedhjen e tij të shtatë në Asamble shkroi edhe ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Ismail Syla.

“Miku im, Bujar Nevzati, shtatë herë asamblist i Kuvendit komunal të Gjilanit. Vetëm përkushtimi, ndershmëria dhe korrektësia bëjnë që qytetarët të mos zhgënjehen nga një veprimtar i formatit të z. Nevzati. Gjithmonë pozitiv, në linjën më të shëndetshme politike të degës së PDK-së në Gjilan, Bujari nuk u tundua asnjëherë nga lakmia edhe kur ishte në krye të drejtorisë së arsimit, edhe kur kryesoi asamblistët e PDK-së”, shkroi ai.

Duhet përkujtuar që Gjilani do të jetë një prej komunave që do të shkojë në balotazh. Kandidati i LDK-së, Lutfi Haziri dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni do të përballen sërish sa i përket votave të qytetarëve të kësaj komune për mandatin 4 vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat