ATK dhe Dogana e Kosovës intensifikojnë aktivitetet e tyre

Aktuale

ATK dhe Dogana e Kosovës intensifikojnë aktivitetet e tyre

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 18:07
Pamje nga takimi

Koordinimi i aktiviteteve mes dy institucioneve kryesore për mbledhjen e të hyrave për Republikën e Kosovës është tejet i rëndësishëm. Kjo u tha sot në takimin e përbashkët që kishin Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës Agron Llugaliu.

Takimi mes drejtuesve të ATK-së dhe Doganës së Kosovës ishte në frymën bashkëpunimit të mëtejshëm, ku kryesisht takimi ishte i orientuar në parandalimin dhe luftimin e evazionit fiskal në vend, dukuri kjo e cila çdoherë duhet trajtuar me prioritet. Kujtojmë se së fundi janë organizuar aksione të ndryshme nga dy institucionet, për raste tek të cilat ka pasur dyshime për shmangie tatimore dhe kontrabandim të mallrave. Mes tjerash, z.Murtezaj dhe z.Llugaliu biseduan edhe për asistencat teknike të ofruara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar në fushat me interes për të dyja institucionet.

Vlen të theksohet se ATK dhe Dogana e Kosovës nga fillimi i vitit 2021 e deri më tani kanë arritur që të realizojnë objektivat e parapara, por njëkohësisht kanë tejkaluar edhe pritshmërit sa i përket mbledhjes së të hyrave

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat