Akuza për vjedhje votash në Skënderaj, publikohet një video e dyshimtë

Aktuale

Akuza për vjedhje votash në Skënderaj, publikohet një video e dyshimtë

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 20:22
Ilustrim

Bekim Jashari ka akuzuar PDK-në se kanë vjedhur vota në zgjedhjet e së dielës, siç tha ai "në sistemin e trenit bullgar” dhe e ka quajtur të deformuar vullnetin e qytetarëve.

Një nga faqet që publikon ngjarje nga Drenica “Fshatrat e Drenicës” ka publikuar një video të dyshimt ku shihen dy persona.

Sipas njoftimit të kësaj faqe, thuhet se komisioneri ka “privatizuar” kutinë e votimit në qendrën e votimit në shkollën teknike “Anton Çetta”.

Bekim Jashari ka njoftuar se janë dërguar 10 ankesa në PZAP në lidhje me dyshimet për manipulim të procesit zgjedhor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat