Rufki Suma flet pas anulimit të zgjedhjeve në Han të Elezit

Aktuale

Rufki Suma flet pas anulimit të zgjedhjeve në Han të Elezit

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 17:23
Rufki Suma

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vendosur sot të anulojë zgjedhjet për kryetar të komunës në Hanin e Elezit.

Kandidati për kryetar, Rufki Suma, i cili mori 2 mijë e 70 vota, e vlerësoj këtë vendim si të drejtë.

Ai tha se beson që në ditën e zgjedhjeve ka pasur shit-blerje të votave.

“Unë besoj që ka pasur shit-blerje të votave. Në ditën dhe natën e zgjedhjeve ka pasur ndikim, megjithatë atë ajo që ka qenë fakt i pranuar nga kundërkandidati është se ka vizituar të gjitha vendvotimet dhe qendrat e votimit në ditën e zgjedhjeve kurse natën e zgjedhjeve dyshohet se ka pasur ndikime, ka edhe dëshmi e argumente.

Mendoj që është një vendim i drejtë, pasi është e ndaluar me ligj që kandidati për kryetar të vizitoj vendvotimet, është dashur të veprojnë Policia e Kosovës, pasi bie ndesh me kodin e etiks dhe ligjin”, tha ai.

Suma u shpreh i bindur se në rivotim do të del fitues, sipas tij, nëse nuk ka presion tek votuesit.

Fitorja mbetet një vendim i popullatës, por nëse nuk ka presion dhe ndikime besoj se do të fitoj”, tha ai.

Në zgjedhjet e 17 tetorit fitues doli Mehmet Ballazhi nga PDK me 2 mijë e 485 vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat