​Hani i Elezit në rivotim, PDK: Jemi të habitur, do të ankohemi në Supreme

Aktuale

​Hani i Elezit në rivotim, PDK: Jemi të habitur, do të ankohemi në Supreme

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 18:37
Faton Abdullahu

Partia Demokratike e Kosovës do të ankohet në Gjykatën Supreme, lidhur me vendimin e PZAP-së që komuna e Hanit të Elezit të shkojë në rivotim.

Në partinë e Memli Krasniqit shprehen të habitur me këtë vendim, derisa thonë se vullneti i qytetarëve të Hanit të Elezit po anashkalohet, pasi kanë votuar për ndryshim.

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu tha se vendimi i PZAP-së ka qenë i pa argumentuar dhe pa asnjë fakt.

Abdullahu: Do të ankohemi në Supreme

"Jemi të habitur me këtë qasje dhe vlerësim komplet të paargumentuar. Ne mendojmë se nuk ka pasur fakte as edhe indicie për të ardhur te një mendim i tillë në komunën e Hanit të Elezit. Aty zgjedhjet kanë qenë shumë të mira, korrekte dhe duke respektuar të gjitha rregullat ndërkombëtare dhe tona. Asnjë ankesë tjetër nuk kemi dëgjuar dhe nuk na është thënë, jo vetëm neve se ka pasur parregullsi, as nga vëzhguesit ndërkombëtarë, OJQ-të dhe mediat. Jemi të çuditur me vendimin e PZAP-it, pasi që ai e anashkalon vullnetin e qytetarëve të Hanit të Elezit... Për ta mbrojtur vullnetin e qytetarëve të Hanit të Elezit ne do të ankohemi në Gjykatën Supreme", tha Abdullahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat