Reagon Gazmend Halilaj: Mos i quani tradhtarë njerëzit, vetëm pse e kanë votuar...

Aktuale

Reagon Gazmend Halilaj: Mos i quani tradhtarë njerëzit, vetëm pse e kanë votuar...

Nga: N.Sh Më: 21 tetor 2021 Në ora: 22:13
Gazmend Halilaj

Avokati nga Drenasi, Gazmend Halilaj, ka reaguar pas epitetit tradhtar që po përdorët këto ditë.

Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se mos të quhen tradhtar njerëzit që kanë votuar për një subjekt tjetër politik.

Halilaj thotë se kjo është formë e frikësimit dhe në zgjedhjet e ardhshme njerëzit mund të mos dalin nga frika.

Ai thotë se kjo formë ia kujton kohën kur në Drenicë njerëzit nuk kanë guxuar të tregojnë që janë me LDK-në apo LVV-në.

Reagimi i plotë:

Mooos, i quani Tradhtar njerëzit, vetëm pse kanë votuar për një subjekt apo tjetrin.

Kjo është një formë e frikësimit dhe në zgjedhjet tjera njerëzit mund të mos dalin, nga frika që do etiketohen.

Tek e fundit e drejta se kush duhet votuar është krejt personale, dhe pse duhet etiketuar.

Kjo formë e etiketimit ma kujton kohen kur në Drenicë njerëzit nuk kane guxuar të tregojnë që janë me LDK- në, apo me LVV- në, nga frika e etiketimit me emra denigrues.

Jemi në vitin 2021, fundi fundit kjo është garë dhe nëse dikush s'mund e përballon humbjen pse duhet ti hyje garës...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat