Infektologu Tolaj: Vaksinimi i fëmijëve po bëhet me një dozë

Aktuale

Infektologu Tolaj: Vaksinimi i fëmijëve po bëhet me një dozë

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 09:18
Ilir Tolaj

Mjeku infektolog në Kosovë, Ilir Tolaj tha për Euronews Albania se vaksinimi i fëmijëve në këtë shtet është jashtëzakonisht i kufizuar.

Z. Tolaj nënvizoi se vaksinimi po bëhet me një dozë dhe se deri tani nuk ka fëmijë që janë injektuar me të dyja dozat.

“Fëmijët që kanë ndonjë sëmundje kronike ose kanë defekte në sistemin e tyre imunitar, kanë të drejtën që të vaksinohen me vaksinën Pfizer”, deklaroi mjeku.

Ai tregoi se në ditët në vijim do të shqyrtohen disa prej masave që kanë të bëjnë më shkollat.

“Është përgjysmimi i klasave dhe shkurtimi i orëve në mënyrë që fëmijët të qëndrojnë më pak në një ambient të mbyllur”, tha mjeku.

Z. Tolaj u shpreh më tej se situata epidemiologjike në Kosovë është jashtëzakonisht e qetë, pasi vendi ka kaluar valën e katërt të pandemisë, e cila ishte më e ashpër.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat