Milazim Krasniqi ka një thirrje urgjente për Qeverinë Kurti, kërkon të shkarkohet ky ministër

Aktuale

Milazim Krasniqi ka një thirrje urgjente për Qeverinë Kurti, kërkon të shkarkohet ky ministër

Nga: A.M Më: 22 tetor 2021 Në ora: 20:27
Milazim Krasniqi

Profesori Milazim Krasniqi ka reaguar pas shpalljes non-grata të dy diplomatëve rusë.

Ai në një postim në Facebook u shpreh se ky është një veprim shumë i mirë, por kërkoi nga qeveria ta shkarkojë urgjentisht Goran Rakiqin.

“Kosova shpall persona non grata dy rusë. Mirë shumë. Por, qeveria e Kosovës duhet ta shkarkojë urgjentisht Goran Rakiqin, nga detyra e ministrit. Ai nuk përfaqëson interesat e Kosovës. Ai përfaqëson rebelimin dhe Vuçiqin”, deklaroi Krasniqi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Kosova shpall persona non grata dy rusë. Mirë shumë. Por, qeveria e Kosovës duhet ta shkarkojë urgjentisht Goran Rakiqin, nga detyra e ministrit. Ai nuk përfaqëson interesat e Kosovës. Ai përfaqëson rebelimin dhe Vuçiqin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat