Rusi i shpallur “non-grata” në Kosovë ishte dëbuar edhe nga ky shtet

Aktuale

Rusi i shpallur “non-grata” në Kosovë ishte dëbuar edhe nga ky shtet

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 21:14
Alexey Kryvosheev

Zv/kryeministrja e Kosovës Donika Gërvalla ka shpallur ditën e sotme “persona non grata” dy rusë. Denis Vengerskii dhe Alexey Kryvosheev janë identifikuar nga lupa e institucioneve të Kosovës, të cilat kanë dalë në përfundim se veprimtaria e tyre cenon sigurinë kombëtare.

Alexey Kryvosheev nuk është një emër i panjohur për Shqipërinë.

Ai është shpallur non grata edhe nga autoritetet shqiptare pasi që në janar të këtij viti, sipas qeverisë, vazhdimisht ka thyer masat anti-covid në Shqipëri.

Për shpalljen non grata të dy diplomatëve rusë ka reaguar edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

“Institucionet e Republikës së Kosovës janë të vendosura në luftën kundër ndikimit malinj të Federatës Ruse dhe satelitëve të saj në rajon, të cilët synojnë rrënimin e arritjeve tona dhe të SHBA-së, NATO-s dhe BE-së.

Për këtë arsye do të vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë me aleatët tanë amerikanë dhe evropianë, për ta parandaluar tentimin që Kosova dhe rajoni ynë të jenë pre e ambicieve destablizuese të Federatës Ruse”, tha Vjosa Osmani.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat