Sadri Ramabaja reagon pas skandalit në AKI dhe dëshmitarët e rrejshëm – flet edhe për Arianit Kocin dhe Vehbi Kajtazin

Aktuale

Sadri Ramabaja reagon pas skandalit në AKI dhe dëshmitarët e rrejshëm – flet edhe për Arianit Kocin dhe Vehbi Kajtazin

Nga: N.Sh Më: 22 tetor 2021 Në ora: 22:21
Sadri Ramabaja

Sot në media është raportuar për një skandal të AKI-së që së bashku me Prokurorinë kanë përgatitur dy dëshmitarë të rrejshëm në rastin “Syri i Popullit” dhe kanë dëshmuar kundër tyre.

Në këtë rast ishte i përfshirë edhe Sadri Ramabaja, i cili përmes një postimi në Facebook ka reaguar.

Ai thotë se publikimi i këtij skandali është bërë pas revolucionit demokratik të 14 shkurtit.

Ramabaja thotë se është mirënjohës ndaj gazetarit Vehbi Kajtazit dhe avokatit Arianit Koci, por nuk pajtohet me ta, pasi që, nuk po e potencojnë faktin se çlirimi i energjive pozitive është produkt i fitores së LVV-së me 14 shkurt 2021.

Postimi i plotë:

Fitorja e VV më 14 shkurt 2021 për shumëçka është e përmasave kapitale për Republikën. Ajo ka filluar t'i çliroj ngadalë por sigurt energjitë pozitive të qytetarëve në të gjitha rrafshet.

Por, çuditërisht, as Arianit Koci, e as kolegët tjerë të tij, e aq më pak analistët në studiot e TV-ve, nuk e potencojnë faktin se çlirimi i energjive pozitive është produkt i këtij revolucioni demokratik të 14 shkurtit.

Publikimi i një superskandali i këtyre përmasave (unë e kam krahasuar në fjalën time të mbrojtjes me Rastin Drajfus), nuk do të mund të bëhej dot nga Vehbi Kajtazi, po mos të ndodhte revolucioni i heshtur i 14 shkurtit.

Sidoqoftë, Vehbiut i jam mirënjohës. Ashtu si i jam mirënjohës edhe Ariantit.

Ja çka shkruan në statusin e tij në murin e rrjetit social të fb, Arianit Koci, njëri nga avokatët më aktiv në Kosovë:

Arianit Koci

Gjyqësinë, sigurinë dhe inteligjencën e kam fah. Kam shumë informacione. Prandaj, nëse ky lajm është i vërtetë - e deri tash nuk ka reaguar askush zyrtarisht - lirisht mund të them që Vehbi Kajtazi me portalin Paparaci, e ka zbuluar skandallin më të madh në Kosovën e pasluftës.

Thjesht, si duket, nuk ka fare siguri juridike për qytetarin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat