Zëdhënësi i Qeverisë tregon kur hyjnë masat e reja në fuqi

Aktuale

Zëdhënësi i Qeverisë tregon kur hyjnë masat e reja në fuqi

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 18:26
Përparim Kryeziu

Masat e reja kundër virusit Covid-19, që janë miratuar nga Qeveria e Kosovës do të hyjnë në fuqi nga sot.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

“Nga sot”, tha shkurt ai, kur u pyet se kur do të hyjnë në fuqi këto masa.

Sipas njoftimit të Qeverisë, maska do të vazhdojë që të jetë obligative për qytetarët e vendit.

Ndërkohë ndryshime ka pasur në orarin e lëvizjes së qytetarëve.

Kufizimi i qarkullimit të qytetarëve vazhdon të jetë nga ora 00:00 deri në ora 05:00.

As pas kësaj mbledhje Qeveria vazhdon që të ndalojë veprimtarinë e klubeve të natës si dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe shoqërore,  në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Ndërkohë lejohen funeralet vetëm me pjesëmarrje të familjes së ngushtë, duke siguruar që pjesëmarrësit të mbajnë distancë fizike prej 1 metër nga njëri-tjetri.

Ndërsa, shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 23:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat