Zhurmë në Prishtinë, duke i rënë borisë në rrugë gastronomët kundërshtojnë masat

Aktuale

Zhurmë në Prishtinë, duke i rënë borisë në rrugë gastronomët kundërshtojnë masat

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 22:20
Foto ilustrim

Në shenjë pakënaqësie ndaj masave të reja, Gastronomët po protestojnë rrugëve të Prishtinës.

Duke i rënë borisë, ata janë nisur nga Rruga B (Agim Ramadani) e kështu do të vazhdojnë deri te objekti i Qeverisë së Kosovës..

“Nuk është hera e parë që ky lloj i masave të mirret nga Qeveria e Kosovës. Ky model është marrë edhe në Qeverinë e kaluar, i cili është dëshmuar se ishte i pakuptimtë dhe jo efektiv.

Kërkesat tona kanë qenë që të punohet sipas rregulloreve Komunale, që muzika të jetë në proporcion me këtë orar, dhe ora policore të hiqet.

Masat nuk kanë kuptim që të kufizojnë veprimtaritë biznesore, por të stimulojnë vaksinimin e popullatës, si zgjidhja e vetme për daljen nga kjo krizë.

Përderisa i lejojmë të hyjnë vetëm personat e vaksinuar dhe ata që ofrojnë dëshmi, pse të mos punojmë me kapacitete të plota?!“, thuhet në reagimin e tyre menjëherë pas miratimit të vendimit për masat e reja.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat