Shefi i Zyrës së BE-së: Kosova s’mund të zhvillohet pa përfshirjen e grave në tregun e punës

Aktuale

Shefi i Zyrës së BE-së: Kosova s’mund të zhvillohet pa përfshirjen e grave në tregun e punës

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 13:13
Tomas Szunyog

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, tha se Kosova nuk mund të zhvillohet ekonomikisht përderisa nuk i përfshinë gratë në tregun e punës.

Ai tha se ndihet i lumtur të shoh që gratë sipërmarrëse në Kosovë kanë sukses.

“Vetëm më pak se 20 për qind e grave janë pjesë e tregut të punës. Jam shumë i lumtur të shohë gratë sipërmarrëse në Kosovë që janë duke pasur sukses, dhe besoj se kjo mund të jetë një shembull për të tjerët, mund të ketë sfida por do t’ia dalin. Unë besoj se Kosova nuk mund të zhvillohet, duke i injoruar gratë në tregun e punës”, tha ai.

Szunyog tha se duhet implementohet Ligji i Punës në koordinim me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

“Besoj që duhet të krijohen kushte me të mira në përgjithësi për punëtorët, dhe mendoj që duhet t’ia fillojmë nga edukimi. Po ashtu duhet implementohet Ligji i Punës në koordinim me legjislacionin e BE-së. ”

Tutje, ai tha se ka shumë sfida për Qeverinë e Kosovës, mirëpo u shpreh optimist se gjërat do të ndryshojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat