Tha se “Kosova është e kolonizuar nga shqiptarët”, profesori i Parisit tregon kush është liderja e dështuar franceze që ka lidhje me Serbinë

Aktuale

Tha se “Kosova është e kolonizuar nga shqiptarët”, profesori i Parisit tregon kush është liderja e dështuar franceze që ka lidhje me Serbinë

Nga: M.L. Më: 25 tetor 2021 Në ora: 15:53
Marion Marechal Le Pen

Analistja franceze Marion Marechal që drejton Institutin e Shkencave Sociale, Ekonomike dhe Politike në Lyon, ka dhënë disa komente të pabaza në një televizion francez.

Ajo ka deklaruar në twitter se në Kosovë ka mbizotërim ortodoks serb, derisa është e kolonizuar nga shqiptarët myslimanë.

Është demografia ajo që bën histori, vetëm shikoni #Kosovën. Ky vend me mbizotërim ortodoks serb është kolonizuar për dekada nga shqiptarët myslimanë. #IFEP”, shkroi Marion Marechal.

E lidhur me këtë ka reaguar profesori i Parisit, Nezir Kraki, i cili përmes një postimi ka thënë se Marion Marechal Le Pen është lidere e dështuar e ekstremit të djathtë në Francë.

Nuk është analiste por është Marion Marechal Le Pen, mbesa e Marine Le Pen, lidere e dështuar e ekstremit të djathtë në Francë. Edhe gjyshi i Marion (babai i Marine Le Pen) ka qenë me dekada kandidat por gjithmonë i dështuar. Janë tri gjenerata nga e njëjta familje me bindje raciste, ksenofobe dhe fashiste. Gjyshi (Jean Marie Le Pen) ende e vajton «humbjen» e Algjerisë dhe mbetet nostalgjik i Gestapos naziste. Vajza dhe mbesa e tij janë i njëjti brumë veç gjini tjetër”, ka deklaruar Kraki.

Sa i përket Kosovës, Kraki ka thënë lidhjet e fashisteve evropianë me ata serbë njihen prej kohesh.

Ku ka racistë e fashistë në Evropë aty gjen miq e ithtarë të Serbisë. E kanë si obligim natyral me u rreshtua kundër Amerikës dhe «produkteve» të saj, kundër Gjermanisë se tashmë sepse e duan Gjermaninë e Adolfit e kështu me radhë. Veç thash t’ju tregoj për mos me u shqetësua ju atje 😉”, ka përfunduar Kraki

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat