Faktet që dëshmojnë se procesi zgjedhor në Han të Elezit ka qenë pa asnjë vërejtje (Dokumente)

Aktuale

Faktet që dëshmojnë se procesi zgjedhor në Han të Elezit ka qenë pa asnjë vërejtje (Dokumente)

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 17:50
Foto ilustrim

Gjykata Supreme ka hedhur sot poshtë vendimin e PZAP-së që kishte vendosur që Komuna e Hanit të Elezit të shkojë në rivotim.

Në vendimin e saj, Gjykata Supreme ka konfirmuar se procesi zgjedhor në këtë komunë ka qenë tërësisht i rregullt.

Për më tepër, tanimë kanë dalë edhe faktet e shkruara se në ditën e zgjedhjeve më 17 tetor procesi zgjedhor në Han të Elezit ishte tërësisht i rregullt dhe pa asnjë ankesë, ku Mehmet Ballazhi nga PDK ka fituar garën pa balotazh për ta udhëhequr këtë komunë.

Raporti i Komisionit Komunal Zgjedhor lidhur me ditën e zgjedhjeve në Han të Elezit, i nënshkruar nga kryetari i KKZ-së dhe anëtarë e KKZ Hani Elezit që përbëhet nga anëtarët e të gjitha partive politike dëshmon se që nga hapja e vendvotimeve e deri në përfundim të zgjedhjeve, procesi ka qenë i rregullt dhe nuk ka pasur asnjë ankesë.

Në raportin e Dhomës Operative të KQZ-së, nga dhjetë raste të raportuara në ditën e zgjedhjeve, nuk figuron asnjë raportim për parregullsi në asnjë vendvotim në Han të Elezit.

"Raporti i Qendrës së Numërimit dhe të Rezultateve mbi Pranimin e Materialeve" për secilin vendvotim është i nënshkruar nga përfaqësuesi i KKZ-së dhe zyrtari i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve dhe nuk evidentohet asnjë parregullsi as në këto raporte".

Po ashtu, edhe formularët e rezultateve të Hanit të Elezit, mbrëmjen e 17 tetorit pas përfundimit të procesit zgjedhor janë nënshkruar nga të gjithë komisionarët e gjitha partive politike. Po ashtu, në librat e votimit në të gjitha 11 vendvotimet në Han të Elezit nuk është raportuar asnjë lloj presioni apo parregullsi në proces zgjedhor. Tani, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa duhet t'i ketë parasysh faktet ekzistuese gjatë rivendosjes për rastin e Hanit të Elezit.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat