“Çka bon i forti i ligi çuditet”, kështu i reagon Vjosa Osmanit kreu i gastronomëve

Aktuale

“Çka bon i forti i ligi çuditet”, kështu i reagon Vjosa Osmanit kreu i gastronomëve

Nga: P.R Më: 25 tetor 2021 Në ora: 21:28
Darka e Lamës, foto e publikuar nga Kllokoqi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka organizuar shtrimin e Darkës së Lamës, festë kjo që sipas Osmanit, i jep kuptim shprehjes shqiptare “Bukë e kripë e zemër”.

“Shekuj me radhë nën shenjën e dashurisë për njëri-tjetrin, respektin ndaj miqve, shqiptarët i kanë dhënë krah njëri-tjetrit në kultivimin e bereqetit dhe në mbledhjen tij, në darkën që është shtruar si shenjë falënderimi për të mira e mbledhura. Sikur e dini presidenti Rugova gjithnjë festonte me miq, punonte me miq, dhe i falënderonte ata edhe për mirëqenin tonë. Ne do ta kultivojmë përherë këtë traditë të vyer të popullit shqiptarë, sepse vlerësojmë njësoj sikurse presidenti Rugova, se kultivimi i traditës së mirë e mbanë të gjallë shpirtin e një kombi”, deklaroi presidentja, Vjosa Osmani.

E drejtuesi i Sindikatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi i është përgjigjur presidentes, Vjosa Osmani, sipas të cilit, në Darkën e Lamës u thyen rregullat anti-COVID të vendosura nga vetë Qeveria.

Qka bon i forti i ligi Çuditet 4 veta ne tav , 50% e kapacitetit” ”, ka shkruar Kllokoqi në Facebook, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat