Dështon mbledhja e Kryesisë – Tahiri e quan veprim të dëmshëm, kërkon të mbahet debati për gazsjellësin

Aktuale

Dështon mbledhja e Kryesisë – Tahiri e quan veprim të dëmshëm, kërkon të mbahet debati për gazsjellësin

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 06:56
Besnik Tahiri

(E plotësuar 11:44) - Ka dështuar të mbahet mbledhja e Kryesisë sa Kuvendit, për shkak të mungesës së kuorumit.

Aty munguan nënkryetarët e Kuvendit. Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se mungesa e tyre është veprim i dëmshëm.

Tahiri thotë se debati për anulimin e projektit për gazsjellësin të mbahet sa më shpejtë.

“Për arsye se nuk pati kuorum nuk u mbajt mbledhja. Duhet që të ndodh debati parlamentar rreth çështjes së ngritur nga ne lidhur me projektin e gazit me AMC”.

Për neve është veprimi i dëmshëm dhe duhet të vij para deputetëve sa më shpejt. Pra ne kërkojmë që Kryesia të mbahet dhe të ndodh debati parlamentar”, tha Tahiri.

Në rend dite ishin pikat e papërfunduara nga seancat e kaluar, por edhe organizimi i një seance të re, kur në rend dite është debati për anulimin e projektit për gazsjellësin nga Qeveria e Kosovës.

****

Sot mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Rendi i ditës​

I.    Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare e mbajtur më 22 dhe 28 korrik 2021:

13. Votimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të pasqyrave vjetore financiare të N.P Hortikultura për vitin 2020.

III. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 16, 19, 21, 28 korrik dhe 6 gusht 2021:

4. Votimi i Projektligjit nr.08/L-006 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10,

6. Votimi i Projektligjit nr.08/L-008 për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e Projektit “Hulumtimi dhe shkencat e aplikuara në arsimin e lartë + (HERAS+) (ada numri referues 8116-00-2020)”,

11. Votimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural,  Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni.

IV. Pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 19 tetor 2021:

28. Votimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2020.

V. Përgatitjet për seancë të re plenare:

1.   Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2.   Pyetjet parlamentare,

3.   Debat parlamentar në lidhje me veprimet e Qeverisë për alternativat e diversifikimit të energjisë dhe veçanërisht Projektin e Gazit me MCC,

4.   Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,

5.   Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-028 për të drejtën ndërkombëtare private,

6.   Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-034 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-049 për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe konfiskuar,

7.   Shqyrtimi i Propozim-vendimit për caktimin e pagës së Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës,

8.   Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2020,

9.   Shqyrtimi i Raportit vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2020,

10. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2020,

1. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Auditimit të Buxhetit të Kosovës për vitin 2020,

12. Propozimi i dy (2) kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese,

13. Emërimi i kryetarit dhe katër (4) anëtarëve të Bordit të Organin Shqyrtues të Prokurimit.

VI. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat