​Këto janë votat me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta për Drenas

Aktuale

​Këto janë votat me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta për Drenas

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 16:46
Foto ilustrim

Në QNR po vazhdon numërimi i votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta për zgjedhjet komunale të 17 tetorit.

KQZ ka publikuar rezultatet e këtyre votave për kandidatët për kryetar të komunës së Drenasit.

Ramiz Lladrovci nga PDK-ja ka marrë më së shumti vota 219, pasuar nga Driton Ajazi -DD 148, Fejzi Kiqina i Lëvizjes Vetëvendosje 116. Xhavit Drenori nga GPD ka marrë 34 vota, Arta Ahmeti Xhylani AAK 23 dhe Anduena Gllareva LDK 10 vota.

Drenasi do të jetë pjesë e balotazhit më 14 nëntor. Për të parin e kësaj komune do të garojnë Ramiz Lladrovci dhe Driton Ajazi, pasi në raundin e parë asnjëri prej tyre nuk mori mbi 50 për qind të votave të nevojshme. Kryetar i komunës në raundin e dytë shpallet kandidati që merr më së shumti vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat