Lajmi i fundit/ Murati: Janë ekzekutuar pagesat për familjet që kanë humbur familjarin nga Covid-19

Aktuale

Lajmi i fundit/ Murati: Janë ekzekutuar pagesat për familjet që kanë humbur familjarin nga Covid-19

Nga: A.M. Më: 26 tetor 2021 Në ora: 17:05
Hekuran Murati

Sot, ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka njoftuar se janë ekzekutuar pagesa për grupin e parë të Masës 3.1 për familjet që kanë humbur familjarin nga COVID-19.

Këtë njoftim Murati e bëri përmes një postimi në Facebook.

Ndërkaq, ka njoftuar se “Komisioni është duke shqyrtuar në vazhdimësi aplikacionet, dhe shumë shpejt do të procesohen edhe grupet tjera”.

Postimi i plotë:

Sot është ekzekutuar pagesa për grupin e parë të Masës 3.1 për familjet që kanë humbur familjarin nga COVID-19, për rreth 500 familje përfituese.

Komisioni është duke shqyrtuar në vazhdimësi aplikacionet, dhe shumë shpejt do të procesohen edhe grupet tjera.

Ndërkohë, disa aplikues që kanë pasur dokumentacion të pakompletuar, janë ftuar përmes emailit që të dorëzojnë edhe dokumentet që mungojnë, dhe sapo të pranohen nga komisioni, do të shqyrtohen edhe ato aplikacione.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat