​Policia konfirmon kërcënimin me thikë të Toverlanit ndaj Shpend Ahmetit

Aktuale

​Policia konfirmon kërcënimin me thikë të Toverlanit ndaj Shpend Ahmetit

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 19:47
Afrim Toverlani

Policia e Kosovës ka konfirmuar se kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti është kërcënuar me thikë nga trajneri i futbollit Afrim Toverlani.

Sipas policisë, i dyshuari ishte nën ndikimin e alkoolit kur e ka bërë kërcënimin ndaj Ahmetit. Ai më këtë rast është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull i cili ka qenë nën ndikim të alkoolit dhe gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një armë e ftohtë-thikë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat