Osmani: Tash kemi një brez të ri politik, ka një ndryshim drastik pozitiv

Aktuale

Osmani: Tash kemi një brez të ri politik, ka një ndryshim drastik pozitiv

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 20:57
Presidentja Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se në gjashtë muajt e fundit Kosova ka përmirësuar imazhin e saj para ndërkombëtarëve, ndonëse ka pranuar se në këtë drejtim ka ende punë për të bërë.

Ajo në emisionin PrimeTime të Kanal 10 ka thënë se përmirësimi i imazhit të vendit tonë vjen si rezultat i punës së mirë që është kryer gjatë kësaj periudhe nga institucionet vendore.

Osmani tha se gjatë kësaj periudhe është dashur të sanohen dëmet e bëra në të kaluarën.

Kemi pasur një prezencë të madhe në mediat ndërkombëtare, ku kemi prezantuar Kosovën si një shtet kredibil dhe këtë e dëshmuar me shumë veprime në gjashtë muajt e fundit. Tash kemi një brez të ri politik, kemi politikanë që përfaqësojnë diçka më ndryshe. Kemi punuar me shumë investues ndërkombëtarë që patën humbur besimin për shkak të gabimeve në të kaluarën. Tash ata e shohin Kosovën si vend ku mund të zhvillojnë aktivitetin e tyre”, u shpreh Osmani.

Sipas saj, ka një ndryshim thelbësor në qeverisjen e vendit që ka ndryshuar imazhin e Kosovës para faktorit ndërkombëtar.

“Për një kohë të shkurtër nuk mund të ndryshojnë të gjitha gjërat, por ka një ndryshim drastik pozitiv”, është shprehur ajo.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat