“Kjo është huqje e madhe”/ Edhe Adriatik Kelmendi reagon për rrugën 150 milionëshe Prizren – Tetovë

Aktuale

“Kjo është huqje e madhe”/ Edhe Adriatik Kelmendi reagon për rrugën 150 milionëshe Prizren – Tetovë

Nga: N.Sh Më: 27 tetor 2021 Në ora: 18:15
Adriatik Kelmendi

Edhe gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar për rrugën Prizren – Tetovë, e cila sipas Qeverisë së Kosovës do të kushtojë mbi 150 milionë euro.

Ai pyet se pse kjo rrugë qenka më e rëndësishme se rruga për Pejë ose Gjakovë?

Kelmendi këtë e quan huqje të madhe, derisa shton se autostrada për në Shkup është super, por nuk kemi rrugë për shumë qytete në Kosovë.

Pse rruga për në Tetovë për të cilën duhet të merren 150 milionë nga buxheti për a s f a l t, qenka më e rëndësishme se rruga për Pejë, ose për Gjakovë?!

Tashmë e kemi super autostradën për Shkup. Por nuk kemi rrugë si duhet për shumë qytete të Kosovës, për qytetarë taksapagues të Kosovës.

Më vjen keq, por kjo është një huqje e madhe!”, shkruan Kelmendi në Facebook.

Gjithashtu për këtë rrugë ka reaguar edhe gazetari dhe analisti Imer Mushkolaj.

Edhe ky ka kërkuar që të kryhen rrugën në Kosovë njëherë pastaj të vazhdohet me këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat