Hyseni: Zyrtarisht u konfirmua fitorja jonë, më 14 nëntor do ta kompletojmë fitoren e madhe

Aktuale

Hyseni: Zyrtarisht u konfirmua fitorja jonë, më 14 nëntor do ta kompletojmë fitoren e madhe

Nga: A.SH Më: 28 tetor 2021 Në ora: 12:01
Ekrem Hyseni dhe Lumir Abdixhiku

KQZ sot shpalli rezultatet përfundimtare për zgjehdjet lokale.

Podujeva shkon në balotazh edhe pse LDK prin në këtë komunë.

Kandidati i saj, Ekrem Hyseni ka falënderuar votuesit e Llapit, duke thënë se vota e tyre tregon vetëdije të lartë dhe dëshmon se ata duan qeverisje me integritet, vlera morale dhe program për të gjithë.

Postimi në Facebook:

Sot, edhe zyrtarisht u konfirmua fitorja jonë✌️

Falënderoj nga zemra 16,925 qytetarë nga Llapi, Gollaku e Diaspora për besimin që më dhanë në garën për Kryetar të ardhshëm të komunës sonë. 

Po ashtu, falënderoj qytetarët për besimin që i dhanë ekipës sonë të re të Asambleistëve, duke votuar Lidhjen Demokratike të Kosovës, si partinë e parë në Podujevë. 

Ky rezultat u reflektua edhe në të gjithë Kosovën duke bërë LDK-në partinë e parë në nivel vendi. 
Vota juaj për mua dhe Asambleistët tanë, tregon vetëdije të lartë të qytetarëve llapjanë dhe dëshmon se ata duan qeverisje me integritet, vlera morale dhe program PËR TË GJITHË.

Të dashur qytetarë, 

Tani jemi shumë më të fuqishëm, e më të mobilizuar dhe me 14 nëntor do ta kompletojmë fitoren tonë të madhe për t'ju dhënë llapjanëve qeverisjen që duan dhe që e meritojnë. 

I juaji, përjetësisht, Dr. Ekrem Hyseni.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat