Pas akuzave, reagon Shpend Ahmeti publikon disa dëshmi, ka një paralajmërim për këtë person

Aktuale

Pas akuzave, reagon Shpend Ahmeti publikon disa dëshmi, ka një paralajmërim për këtë person

Nga: A.M. Më: 28 tetor 2021 Në ora: 19:26
Shpend Ahmeti

Pas akuzave për shkëmbimin e territoreve, ka reaguar Shpend Ahmeti, ku e ka bërë të qartë qëndrimin e tij për këtë çështje.

Ai në një postim në Facebook, ka shkruar se nuk ka qenë në diskutimin për të cilin thuhet se është diskutuar shkëmbimi i territoreve

Postimi i plotë:              

Qëndrimi im për shkëmbimin e territoreve si publik ashtu edhe privat - dihet.  Këtë qëndrim e kam shprehur gjithkund.  Me insistimin tonë (Visarit e Dugagjinit) dhe me aprovimin e gjithë anëtarëve të delegacionit e kemi pas në platformë e që pastaj është votu nga Kuvendi se kufijtë janë të padiskutueshëm.

Një kolege nga Bosna me të cilën kemi qenë në panel në Uashington e ka përmend një diskutim joformal me Palmer ne një cocktail. Unë nuk kam qenë në atë diskutim. Meqenëse në postim e ka përmend që ka qenë në panel me mu më herët, disa njerëz kanë lidh paralele me mu.  Mund ta pyetni edhe Sabinën (mediat) por më e mira është që ky panel para thinktank-ave të dhe opinion-bërësve në DC ka qenë publik dhe është online. 

Personi deputet që është deklaruar sot se duhet me më shpall armikun e kombit ose të kërkoj falje ose më duhet ti drejtohem gjykatës.  Po të ishte qytetar i thjeshtë nuk isha marr, por një eksponent zyrtar i qeverisë dhe kuvendit nuk mundet me fol pallavra të pabaza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat