U raportua për koalicion, reagon VV-ja: Nuk ka asnjë marrëveshje me LDK-në

Aktuale

U raportua për koalicion, reagon VV-ja: Nuk ka asnjë marrëveshje me LDK-në

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 21:53
Ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar se ka bërë koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës në komunën e Junikit.

Sekretari për Media dhe Komunikim në Lëvizjen Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka thënë se as organet lokale as ato qendrore nuk kanë biseduar për asnjë marrëveshje.

“Organet e LVV-së, as ato lokale e as ato qendrore, nuk kanë biseduar për asnjë marrëveshje ashtu siç parashihet me rregulloret tona. Andaj nuk ka asnjë marrëveshje”, tha Manxhuka.

Ndryshe, Kandidati i LDK-së për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu ka thënë se është bërë koalicioni LDK-LVV në këtë komunë.

Shehu përmes një postimi në Facebook tha se ditëve në vijim do të publikojnë edhe programin e përbashkët qeverisës 2022-2025.

” LDK Dega në Junik dhe LVV Qendra në Junik, kanë nënshkruar marëveshje të bashkëpunimit mes tyre. Ditëve në vijim do të publikojmë edhe programin e përbashkët qeverisës 2022-2025, të cilin do e realizojmë deri në fund brenda mandatit tonë të parë qeverisës”, ka shkruar Shehu

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat