A do të kthehet në pozitën e ministrit nëse s’e fiton Prishtinën? Përgjigjet Arben Vitia

Aktuale

A do të kthehet në pozitën e ministrit nëse s’e fiton Prishtinën? Përgjigjet Arben Vitia

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 00:21
Arben Vitia

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, ka treguar nëse do të kthehet në pozitën e ministrit të Shëndetësisë nëse e humb garën për Prishtinën.

Vitia tha se në asnjë variant nuk do të kthehet më në këtë post.

“Jam për të fituar. Do ta bëj të pamundurën për t’i bindur qytetarët.

Në çfarëdo variant jo, nuk do të kthehem si ministër. Kam dhënë dorëheqjen”, tha Vitia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat