Vuçiq pyetet për një koment të Vjosa Osmanit, ja çfarë thotë

Aktuale

Vuçiq pyetet për një koment të Vjosa Osmanit, ja çfarë thotë

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 14:23
Vuçiq dhe Osmani

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se “Bashkimi Evropian duhet t’i japë përgjigje refuzimit të Kosovës për të zbatuar marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”.

I pyetur për të komentuar deklaratën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani se Kosova nuk do ta ndryshojë Kushtetutën për shkak të Asociacionit dhe se “Serbia është kanceri i Evropës”, ​​Vuçiq tha se “kjo është çështje e Evropës”.

“Nëse nuk duan ta ndryshojnë (Kushtetutën), ne e kuptuam mesazhin e tyre dhe do të presim një përgjigje nga Evropa dhe BE-ja. As ne në atë pjesë nuk do ta ndryshojmë Kushtetutën dhe çfarë do të bëjmë pastaj?”, deklaroi ai.

Kreu i shtetit serb thotë mes tjerash se “Kosova mund të sillet me arrogancë”, por se sipas tij “Beogradi gjithmonë do të sillet me përgjegjësi dhe do të ruajë paqen dhe stabilitetin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat