Flasin nga kabineti i Bulliqit pas raportimit për kërcënime

Aktuale

Flasin nga kabineti i Bulliqit pas raportimit për kërcënime

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 15:02
Shpejtim Bulliqi

Ish mësimdhënësi, Ilmi Tahir përmes një video në profilin e tij ka akuzuar kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi për ndalim të pagë vetëm pse kishte kandiduar për asamble.

Në këtë video, Tahiri thotë së i është ndalur paga atij dhe bashkëshortes së tij, dhe kjo gjë është alarmante, shkruan Insajderi.

“Mua dhe bashkëshortes time na është ndalur rroga, na kanë lanë pa buk, nuk ka ligjë që e bënë këtë”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka treguar se një vitë më parë ishte kërcënuar në vendin tim të punës.

“Sot, rreth orës 14:20 minuta, jam kërcënuar në vendin tim të punës dhe jam ofenduar nga kandidati për kryetar të komunës së Podujevës nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi”, fillon videon Ilmi Tahiri, të cilin Bulliqi e ka kërcënuar. Ai më ofendoi mua me nënë dhe më kërcënoi se do të më ngrehë zhag”, vazhdon tutje Tahiri videon, deri sa tregon se rastin e ka denoncuar edhe në polici dhe tek organet e drejtësisë”, ka thënë Tahiri.

Gazeta ka kontaktuar kryetarin Shpejtim Bulliqi për të mësuar më shumë për rasti ku akuzohet se ia ka ndalur rrogën Tahirit.

Por nga kabineti i tij i kanë thënë Insajderit se Tahiri i është ndaluar paga, pasi ka qenë kandidatë për asamble nga partia e Nisma-s siç do zyrtarit tjetër publikë.

Tutje, në përgjigjen e tyre thuhet se paga do t’i kompensohet Tahirit në muajt në vijim.

“Tahiri i është ndaluar paga, pasi ka qenë kandidatë për asamble nga partia e Nisma-s siç do zyrtarit tjetër publikë dhe se paga do t’i kompensohet në muajt në vijim. Ai ka qenë dje në zyre të drejtorit të arsimit ku ka marrë përgjigje se paga do t’i kompensohet”, kanë thënë nga kabineti i Bulliqit.

Ilmi Tahir aktualisht punon si punëtor teknik në një shkollë në Podujevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat