Policia jep detajet e fundit për vrasjen e të riut në Mitrovicë, dy të dyshuarit ende në arrati

Aktuale

Policia jep detajet e fundit për vrasjen e të riut në Mitrovicë, dy të dyshuarit ende në arrati

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 15:47
Albert Muja

Dje u raportua për vrasjen e 25-vjeçarit Albert Muja, që ndodhi pas mesnate në rrugën “Artim Jashari” të Mitrovicës. Mësohet se të dyshuarit për këtë rast janë Lundrim Beqiri dhe shoku i tij Ardit Zymberi.

Beqiri dhe Zymberi që nga mesnata e 30 tetorit gjenden në arrati. Lajmin se ata ende nuk janë kapur nga Policia e Kosovës, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Të dy personat mbeten në kërkim policore ende. Hetimet janë duke vazhduar, mirëpo diçka konkrete të paktën deri më tash nuk ka”, tha ai.

Kujtojmë se Lundrim Beqiri është vëllai i Valdrin Beqirit, i cili ishte arrestuar para 5 vitesh, për vrasjen me kallashnikov të studentit 21-vjeçar, Valon Sadikut, në rrugën “UÇK”, afër gjimnazit “Frang Bardhi”, në Mitrovicë.

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se të dyshuarit ende nuk janë arrestuar, mirëpo gjatë kontrollimit në një lokacion ku dyshohej se mund të gjendeshin Lundrim Beqiri dhe shoku i tij me inicialet A.Z., janë konfiskuar një pushkë e gjatë -mitraloz me disa fishekë dhe një sasi e dyshuar që mund të jetë substancë narkotike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat