Lushaku-Sadriu vlerëson se tash duhet të ketë një përballje të kandidatëve dhe të jenë të qarta programet

Aktuale

Lushaku-Sadriu vlerëson se tash duhet të ketë një përballje të kandidatëve dhe të jenë të qarta programet

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 21:35
Lehona Lushaku-Sadriu

Opinionistja, Lehona Lushaku-Sadriu, vlerësoi se këto ditë kanë qenë kryesisht një periudhë pushimi për gjithë kandidatët garues në zgjedhje, dhe se ka pasur punë në terren e jo shumë prezencë publike.

Sipas saj, me gjasë disa parti i kanë nxjerrë edhe mësimet dhe mesazhet që elektorati i tyre ua ka dhënë.

“Kemi më tepër prezencë p.sh. të partisë e cila është në pushtet, pra Vetëvendosjes, e cila përgjithësisht gjatë zgjedhjeve ka qenë më e tërhequr dhe pa prezencë shumë të madhe të kandidatëve të saj, dhe tash kemi një prezencë pak më të madhe. Por mendoj që ka hapësirë dhe ka ende ditë për t’u bërë dhe se dinamika do të shpeshtohet dhe intensifikohet në këto ditët e ardhshme”.

Ajo u shpreh se është me rëndësi të vihen në pah dallimet dhe ofertat e kandidatëve.

“Është shumë e rëndësishme që tash të ketë një përballje të kandidatëve dhe të jenë të qarta programet, sepse qytetarët duan të dinë se cilat janë pikat dalluese dhe të përcaktohen se cili program i pëlqen më shumë”.

“Qytetarët kanë nevojë që kandidatët të tregohen të përgjegjshëm për t’ua prezantuar atë që ata dëshirojnë të bëjnë pas marrjes së mandatit. Po ashtu kandidatët të prezantojnë dhe ekipet e tyre. Në këtë raund do te ishte me rëndësi që të ketë përballje dhe prezantime te thukëta nga vetë kandidatët”, përfundoi Lushaku-Sadriu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat