Nga sot qytetarët mund të vaksinohen në cilëndo qendër pa terminë

Aktuale

Nga sot qytetarët mund të vaksinohen në cilëndo qendër pa terminë

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 07:02
Ilustrim

Nga sot qytetarët pa ndonjë terminë të caktuar paraprakisht mund të vaksinohen në cilëndo qendër të vaksinimit në Kosovë. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

MSh bëri të ditur po ashtu se qytetarët mund të vaksinohen kundër COVID-19 në secilën qendër të vaksinimit pa marrë parasysh se nga cila komunë vijnë.

“Ministria e Shëndetësisë i informon qytetarët e Republikës së Kosovës se duke filluar nga e premtja ata mund të vaksinohen në cilëndo qendër të vaksinimit në Kosovë, pa termin të caktuar paraprakisht. Qytetarët mund të vaksinohen në secilën qendër të vaksinimit kudo në Kosovë, pavarësisht se cilës komunë i takojnë me vendbanim”, thuhen në komunikatën e kësaj ministrie.

Tutje në njoftim thuhet se “Ministria e Shëndetësisë vlerëson se tashmë një numër i konsideruar i qytetarëve të grup-moshave të ndryshme janë vaksinuar kundër COVID-19 dhe kjo e bën edhe më të lehtë menaxhimin e procesit të vaksinimit në çdo qendër, ku përmes ekipeve të vaksinimit në dispozicion, ka kapacitete për t’iu përgjigjur të gjitha kërkesave të qytetarëve për vaksinim.

Gjithashtu, MSh rikujton se këtyre ditëve është duke u bërë vaksinimi edhe përmes ekipeve mobile, për çka gjithashtu nuk duhet caktuar termin paraprakisht. MSh u bën thirrje qytetarëve që ta kompletojnë procesin e vaksinimit duke i marrë të dy dozat e vaksinës kundër COVID-19”.

Në Kosovë vaksinimi kundër COVID-19 është i lejuar për të gjithë qytetarët nga mosha 12 vjeçe e lart.

MSh ka theksuar se rruga e veteme për të mabjtur situatën e qetë epidemiologjike në vend është që të arrihet imuniteti kolektiv.

“Në këtë kohë kur në shtete të ndryshme të Evropës, por edhe në rajon po regjistrohen shifra shumë të larta të infektimeve me COVID-19 me dominim të variantit Delta, vaksinimi i popullatës mbetet rruga më e sigurt për ta mbajtur situatën e qetë epidemiologjike në vendin tonë dhe për të arritur imunitetin kolektiv”, përfundon komunikata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat