Haradinaj ‘shpërthen’ me kritika ndaj Kurtit, ia kërkon këtë gjë urgjentisht

Aktuale

Haradinaj ‘shpërthen’ me kritika ndaj Kurtit, ia kërkon këtë gjë urgjentisht

Nga: A.M. Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 20:54
Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj - Foto ilustrim "Bota sot"

Edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar me rastin e mos-ftesës së Kosovës në Samitin e Demokracive të organizuar në Amerikë.

Ai kritikoi ashpër kryeministrin Albin Kurtin, duke e fajësuar atë për mospërfshirjen e Kosovës në këtë samit.

“Ftoj kryeministrin Kurti sa më parë të lirohet nga politikat dhe veprimet për llogari të interesave të ngushta dhe agjendave e projeksioneve që synojnë zbehjen e rolit amerikan në Kosovë e rajon.

Kosova nuk ka kohë për të humbur, as nuk ka partner më të afërt sesa ShBA-të, andaj Kryeministri me urgjencë duhet t’i riparojë raportet dhe partneritetin e besueshëm e të shëndoshë me ShBA-të si aleati ynë strategjik”, deklaroi Kurti, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Mos-ftesa e Kosovës në Samitin e Uashingtonit duhet të na shqetësojë të gjithëve pa dallim dhe të shërbejë si sinjal alarmi për shkallën e degradimit të raporteve me ShBA-të si rezultat i qeverisjes së Albin Kurtit.

Aftësitë eksperimentale dhe manipuluese të kryeministrit Kurti në emër të Kosovës në raportet me ShBA-të, janë të papranueshme dhe nuk duhet të tolerohen nga askush.

Ky degradim i raporteve strategjike me ShBA-të, duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë dhe Kosova ta rikthejë tashmë besimin e venitur.

Ftoj kryeministrin Kurti sa më parë të lirohet nga politikat dhe veprimet për llogari të interesave të ngushta dhe agjendave e projeksioneve që synojnë zbehjen e rolit amerikan në Kosovë e rajon.

Kosova nuk ka kohë për të humbur, as nuk ka partner më të afërt sesa ShBA-të, andaj Kryeministri me urgjencë duhet t’i riparojë raportet dhe partneritetin e besueshëm e të shëndoshë me ShBA-të si aleati ynë strategjik.

Asnjëherë nuk do ta lejojmë shndërrimin e Kosovës në laborator të eksperimenteve neo-komuniste evropiane që kryeqendër e kanë Moskën dhe qëllim parësor e kanë zbehjen e prezencës dhe rolit të ShBA-ve në Kosovë, rajon e më gjerë.

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat