E rrallë, Milazim Krasniqi i del në mbështetje Albin Kurtit

Aktuale

E rrallë, Milazim Krasniqi i del në mbështetje Albin Kurtit

Nga: P.R Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 19:32
Milazim Krasniqi dhe Albin Kurti

Shteti i Kosovës nuk është ftuar nga SHBA në takimin e lartë për demokraci më 9 dhe 10 dhjetor, në të cilin janë ftuar mbi 100 shtete të botës. E disa nga opozitarët në Kosovë dhe analistët, fajtor për këtë e bënë qeverinë Kurti.

Por si rrallë herë, në mbështetje të Albin Kurtit ka dal profesori universitar, Milazim Krasniqi, i cili njihet për kritikat që ka drejtuar në drejtim të Kurtit.

“Lënia e Kosovës jashtë listës së vendeve që janë ftuar nga presidenti Bajden në Samitin e demokracive, nuk është dëshmi e antiamerikanizmit të qeverisë Kurti 2. Në fakt as qeveria Kurti dhe asnjë qeveri e jona nuk kanë qenë, nuk janë e as nuk mund të jenë qeveri antiamerikane. Mund të ketë elementë antiamerikanë brenda saj, (fjala vjen Goran Rakiqi) por si tërësi nuk ka asnjë mundësi të jetë antiamerikane. Nuk ka as arsye, as logjikë. Mund të ketë veprime të pamatura nga kjo qeveri, siç edhe ka pasur”, ka shkruar Krasniqi, përcjellë “Bota sot”.

Sipas tij, asgjë nuk e arsyeton mungesën e ftesës për Kosovën.

“Nëse jo për qeverinë Kurti, për hir të ndjenjave të popullit të Kosovës, do të duhej të bëhej ajo ftesë. P.S. Shypet e mia, dashuria jonë ndaj Kosovës nuk duhet të jetë e kushtëzuar nga qëndrimi që mund të kemi ndaj qeverisë. Edhe kur nuk e pëlqejmë qeverinë, ne gjithmonë duhet ta duam pa kushte Kosovën. Nuk është vetëm slogan, po është esencë: Kosova duhet të jetë e para, gjithmonë. Nëse nuk sillemi ashtu, madje edhe kur është fjala për Amerikën, ne nuk jemi të denjë për aleatë”, shkruan profesori universitar, Milazim Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat