Ramadan Avdiu dhe Bardhyl Mahmuti vizitojnë liderët e UÇK-së në Hagë, ja çfarë biseduan

Aktuale

Ramadan Avdiu dhe Bardhyl Mahmuti vizitojnë liderët e UÇK-së në Hagë, ja çfarë biseduan

Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 08:37
Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli

Dy veprimtarët e çështjes kombëtare, Ramadan Avdiu dhe Bardhyl Mahmuti, kanë vizituar në Hagë, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin, Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn, të cilët gjenden në paraburgim.

Avdiu ka treguar se çfarë kanë diskutuar me Thaçin dhe të tjerët në Hagë.

“Pas përfundimit të vizitës kthehemi me ndjenjën se një pjesë e lirisë sonë mbahet prapa grilave”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë i Ramadan Avdiut:

VIZITË ÇLRIMTARËVE NË HAGË

Në njëvjetorin e paraburgosjes së personaliteteve të shquara të lirisë së Kosovës, më 6 dhe 7 nëntor, vizituam Jakup Krasniqin, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin, Nasim Haradinajn dhe Hysni Gucatin. (Vizita për Sali Mustafën nuk na u mundësua).

Gjatë takimeve që patëm bisedat u zhvilluan rreth kujtimeve që lidhen me të kaluarën tonë të përbashkët, diskutuam për vepra të ndryshme shkencore e artistike dhe në asnjë rast nuk folëm rreth motiveve të pararaburgosjes apo jetës në burg.

Megjithëse gjatë gjithë kohës sa qëndruam bashkë ata pasqyronin karakterin e njerëzve të qeshur, optimistë dhe të pathyeshëm, ishte e vështirë të shihje çlirimtarët të privuar nga liria!

Pas përfundimit të vizitës kthehemi me ndjenjën se një pjesë e lirisë sonë mbahet prapa grilave !

Hagë, më 7 nëntor 2021.
Ramadan Avdiu dhe Bardhyl Mahmuti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat