Ҫun Lajҫi: Albush, ku mbet Elez Blakaj, iku i kërcënuar me vdekje, e me vdekë për hajnat e Prontos nuk deshti

Aktuale

Ҫun Lajҫi: Albush, ku mbet Elez Blakaj, iku i kërcënuar me vdekje, e me vdekë për hajnat e Prontos nuk deshti

Nga: H.O. Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 20:14
Elez Blakaj

Artisti dhe shkrimtari Ҫun Lajҫi përmes një postimi në Facebook i është drejtuar me një pyetje kryeministrit Albin Kurti.

Ai e pyet Kurtin se ku ka mbetur Elez Blakaj, që sipas tij ‘ai i mori dy fëmijët e vet e iku n'Amerikë i kërcnuem me vdekje, e me vdekë për hajnat e Prontos nuk deshti! Nuk deshti as me hi n'gjynah me Veteranët e vërtetë, tue i futë n'thes me ata t'blemit, prandaj iku atje,ku mund t'jetohej pa frikë’.

Tutje ai shkruan se ‘kuadrot e tilla si Elez Blakaj i duhen qeverisë sate e popullit tim, ma shumë se popullit amerikan’.

Postimi i plotë:

Albush, ku mbet Elez Blakaj?

   Sot po t'përkëdheli me sherri, edhe pse s'ke nevojë për krumjet e mia, e levdat "n'rabush", por kishin pasë thanë do t'mençem përpara meje, kur t'bjen mirë edhe thiut thuej dajë e krueja shpinën!

   As njena nga këto s'janë për ty, dhe mos me keqkupto, por i mora sa për me ngjye kafshatën e parë n'fjalën tande t'hershme, (mbase edhe t'fundit), për nji njeri t'mirë, t'mos them t'madh! Jo, të mëdhejve s'u ka mbetë vend n'dër neve t'vegjëlve që stërmadhohemi me vepra boçash kallamoqi!

   Atyne u kanë mbetë strehimet n'sqetullat e Amerikës!

   S'po zgjatem shumë, se njerëzit vetëm fotografi kanë durim me shikua, por jo edhe me lexua për hallet e dietarve guximtarë!

   Po i kthehem fjalës tande t'fundit për Elez Blakaj, i cili mori dy fëmijët e vet e iku n'Amerikë i kërcnuem me vdekje, e me vdekë për hajnat e Prontos nuk deshti! Nuk deshti as me hi n'gjynah me Veteranët e vërtetë, tue i futë n'thes me ata t'blemit, prandaj iku atje,ku mund t'jetohej pa frikë!

   M'kujtohet t'keshë thanë se me ardhjen e VV-së n'pushet do ta kthejmë n'vendin e tij t'punës! Nuk e kthyet të punëdhanësi i tij-Lumezi, edhe pse ai vazhdon ta mbaj postin e njejt!

   Pse? Ku hasi n'gozhdë premtimi? A po, ndoshta ende asht heret për kthimin e tij!

   T'përkëdhela me sherri Albush, e pa keqdashje t'krahasova me thanjen e popullit, por deshta me t'thanë, se kuadrot e tilla si Elez Blakaj i duhen qeverisë sate e popullit tim, ma shumë se popullit amerikan, e asht mëkat mu strehua nëpër botë tue ikë prej Pronto mafisë që e kanë rrjepë t'shkretën Kosovë!

   Për premtimin tand t'pyeta sot. Mbase s'asht vjetrua e s'asht harrua nga ti!

08 nandor 2021

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat