Departamenti amerikan: Escobar është duke punuar në dialogun Kosovë-Serbi

Aktuale

Departamenti amerikan: Escobar është duke punuar në dialogun Kosovë-Serbi

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 12:51
Gabriel Escobar

Byroja e Çështjeve Evropiane dhe Euroazisë në kuadër të Departamentit të Shtetit Amerikan ka përgëzuar të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar lidhur me angazhimin e tij në rajon.

Në një postim në Twitter, Byroja e Departamentit të Shtetit mes tjerash ka deklaruar se Escobar është duke punuar edhe në dialogun Kosovë-Serbi.

Urime Përfaqësuesit të ri Special në Ballkanin Perëndimor – Gabriel Escobar!

Ai tashmë është duke punuar në dialogun Serbi-Kosovë të lehtësuar nga BE, sigurimin e pranimit rajonal në BE dhe presionin ndaj udhëheqësve të Bosnjës që të avancojnë reformat dhe të respektojnë sovranitetin/integritetin territorial të BiH”, thuhet në postim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat