“Arben Gashi u nxor në rrenë nga Isa dhe Grenelli – të dorëhiqet ose të shkarkohet”

Aktuale

“Arben Gashi u nxor në rrenë nga Isa dhe Grenelli – të dorëhiqet ose të shkarkohet”

Nga: I. M. Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 12:43
Isa Mustafa me Grenellin

Deklarata e para pak ditëve e Arben Gashit se koalicioni LDK-VV u prish me urdhër të qartë të ish të dërguarit të presidentit Tramp për dialogun Kosovë-Serbi, është komentuar në faqen e njohur të Haki Imerit në Facebook.

Është bërë thirrje që pas deklarimeve të pavërteta të Gashit, ai duhet të dorëhiqet ose të shkarkohet nga kryesia e LDK-së.

“Për deklaratat e rreme që ka lansuar Arben Gashi shefi i GP të LDK-së ditë më parë në lidhje se kinse Grenelli u ka dhënë ultimatum që ta rrëzojnë Qeverinë Kurti 1 u mohuan nga Grenelli dhe Isa Mustafa, andaj Arben Gashi i Prek-ut të Bujar Bukoshit duhet të dorëhiqet ose të shkarkohet nga pozicioni që mban, në LDK dhe në Parlament, nëse LDK-ja dëshiron të rikthehet si parti serioze në të ardhmen.

A i duhet LDK-së një ish polic belaxhi i shndërruar në një politikan mashtrues e rrencë siç është Arben Gashi?!”, thuhet në reagimin në këtë faqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat