Muhamet Vallqi, kontrabanduesi i “specializuar” që s’iu bindte Policisë

Aktuale

Muhamet Vallqi, kontrabanduesi i “specializuar” që s’iu bindte Policisë

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 19:14
Muhamet Vallqi

Ky është Muhamet Vallqi, një nga më të rinjtë e akuzuar për krim të organizuar dhe kontrabandë të mallrave.

Për të media ka siguruar vetëm për vitin 2021, pesë aktvendime.

Në shkurt të këtij viti, Vallqi ishte kapur në rrugën Kijevë- Llapushnik duke tentuar të shpërndajë pije joalkoolike.

Për çka si fillim është dënuar me 500 euro.

Në po të njëjtin muaj, me 27 shkurt, Vallqi kontrabandimin e lëngjeve e kishte ndërruar me atë të kafshëve.

Policia iu vu pas, por ai nuk u ishte bindur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat