Këta janë 42 kandidatët që do të garojnë në 21 komuna

Aktuale

Këta janë 42 kandidatët që do të garojnë në 21 komuna

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 07:06
Ilustrim

Në 21 komuna të Kosovës sot zhvillohet rundi i dytë i zgjedhjeve lokale, ku do të garojnë nga dy kandidatë për kryetar komune.

Fushata zgjedhore për rundin e dytë ishte vetëm pesë ditë. Në këtë raund zgjedhjet për kryetarë komunash zhvillohen në 21 komuna.

Komunat dhe kandidatët që do të garojnë në balotazh janë:

Në Komunën e Drenasit garojnë në balotazh Ramiz Lladrovci i PDK-së me 45.50 për qind të votave dhe Driton Ajazi nga Demokratët për Drenasin me 30.50 për qind të votave.

Gjilani do të ketë balotazh ndërmjet Lutfi Hazirit nga LDK-ja, që mori 43.51 për qind të votave, dhe Alban Hysenit nga LVV-ja që mori 44.71 për qind të votave.

Komuna e Gjakovës do të ketë balotazh ndërmjet Ardian Gjinit të AAK-së me 45.76 për qind të votave dhe Mimoza Kusari-Lilës së LVV-së me 37.20 për qind të votave.

Komuna e Kaçanikut do të ketë balotazh mes Besim Ilazit nga PDK-ja me 44.67 për qind të votave dhe Jeton Rakës nga LVV-ja me 33.36 për qind të votave.

Dragashi në balotazh do ta ketë Bexhet Xheladinin nga LDK-ja që mori 35.69 për qind të votave dhe Shaban Shabanin nga PDK-ja që mblodhi 32.56 për qind tëvotave.

Burim Berisha i LDK-së me 49.72 për qind të votave dhe Enver Bajçinca nga LVV-ja me 25.58 për qind të votave, do të jenë në balotazh për Fushë Kosovën.

Në Istog në balotazh do të jenë Ilir Ferati i LDK-së me 41.09 për qind të votave të fituara dhe Bekë Berisha nga AAK-ja me 24.49 për qind të votave.

Balotazhi në komunën e Obiliqit zhvillohet ndërmjet Xhafer Gashit nga Iniciativa Qytetare për Obiliqin me 48.12 për qind të votave dhe Halil Thaçit të LVV-së me 20.19 për qind të votave.

Në komunën e Klinës në balotazh janë Zenun Elezaj nga AAK-ja me 43.33 për qind të votave dhe Esat Raci nga PDK-ja me 27.42 për qind të votave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat